Haradinaj kujton Arben Xheladinin e Mon Balajn

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Ish kryeministri i vendit njëherit edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dy aktivistët e VV-së, Arben Xheladini e Mona Balaj, të cilët vranë në protestat e 2007-tës.

“Përkujtojmë sot Arben Xheladinin dhe Mon Balaj, dy të rinjë të Kosovës që u flijuan për atë që besuan. I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

Ndryshe, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë.

Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e presidentit Marti Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit.

Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse. /FP

Të ngjashme