Haradinaj kujton demonstratat e vitit 1981: Më 11 mars u pagëzua Republika e Kosovës

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se më 11 mars 1981 u pagëzua Republika e Kosovë.

Lexoni të plotë postimin:

“Dyzet vjet më parë shpërtheu shkëndija që paralajmëroi fillimin e zbrazjes së zemërimit popullor kundër padrejtësive, kundër shtypjes e shfrytëzimit.

Ajo ishte dita që nisi një proces të pa kthim.

Me 11 mars, u pagëzua Republika e Kosovës.

Lavdi të rënëve!”.

Të ngjashme