Haradinaj kujton dorëheqjen para nisjes në Hagë: Kurrë nuk do të dërgoja aspekte të sovranitetit para hetuesve të huaj

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar nisjen e tij drejt Hagë ku vitin e kuluar mori ftesë.

Haradinaj në Rubikon deklaroi se kurrë nuk do të dorëgoja aspekte të sovranitetit para hetuesve të huaj, njofton Klan Kosova

“Këto janë koincidencat kohore, unë kam pasur ftesë më herët se me datën 22 dhe e kam shtyrë për shkak të disa zhvillimeve vetëm ditën sepse i kam pasur opsionet e hapura cilën ditë të shkoj (në Hagë) dhe e kam shtyre pa e ditur që kjo datë është e lidhur me datën e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare vite më herët apo edhe dhënia e dorëheqjes lidhet me datën kur kam shkuar në rigjykim, por është e habitshme se nuk i kam përcjellur dhe tani që po dalin këto lajmet i pashë.

“E vërteta është që Kosova tashmë i ka kaluar 20 vite në ndërtimin e vetvetes pa Serbinë, me bashkësinë ndërkombëtare, por me një rol dhe përgjegjësi të madhe dhe duke i marrë përgjegjësitë tona”.

“Vendimi im jo vetëm atëherë, jo vetëm një herë, por gjithmonë në jetë do të jetë i njëjtë. Assesi kurrë nuk do të dërgoja aspekte të sovranitetit para hetuesve shtetas të huaj. Kurrë nuk do ta lëndoja Kosovën”, deklaroi Haradinaj

Të ngjashme