Haradinaj kujton Jusuf Gërvallën: Vizioni i tij për Kosovën u realizua

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka kujtuar ideatorin e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi, Jusuf Gërvallën, në 76-vjetorin e lindjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e gdhendi në emblemën e saj emrin e tij, si një liridashës të paepur të kauzës kombëtare.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Postimi i plotë:

“Në 76- vjetorin e lindjes, kujtojmë ideatorin e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi, Jusuf Gërvalla, idetë e të cilit u jetësuan nga populli shqiptar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e gdhendi në emblemën e saj emrin e tij, si një liridashës të paepur të kauzës sonë. Vizioni i tij për Kosovën, u realizua. Urime ditëlindja Jusuf”

Të ngjashme