Haradinaj kujton Srebrenicën: Populli i Kosovës i kupton më së miri përjetimet e popullit boshnjak

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës.

Ai ka thënë se populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhimbjet, përjetimet e vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ata.

“Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit. Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit”.

“Populli i Kosovës, i cili ishte po ashtu viktimë e të njëjtit terror shtetëror, i kupton më së miri dhembjet, përjetimet dhe vuajtjet e popullit boshnjak dhe bashkëndjen me ta!”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme