Haradinaj kundër idesë së Thaçit për bashkim me Shqipërinë: Duam vetëm fqinjësi të mirë

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 15:02 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke komentuar kërkesën e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili iu drejtua shefes së BE-së, Frederica Mogherini duke kërkuar që të bëjë presion mbi liderët serbë për mos ndalimin e zyrtarëve kosovarë nga ana e Serbisë, tha se janë të interesuar të interesuart të krijojnë raporte fqinjësore me Serbinë, por pa e harruar të kaluarën, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në Novobërdë është vend multietnikë jetojnë serbë, jetojnë shqiptarë, pra gjatë edhe ne jemi të interesuar për një bashkëjetesë me një respekt të ndërsjellë. Dëshirojmë të respektohemi me fqinjët tanë, pra edhe me Serbinë duhet të vjen koha kur duhet të respektojmë të pajtohemi dy fqinjë. E kaluara është e dhimbshme tragjike nuk e harrojmë por ne duhet me ec përpara të tjerat janë retorike”, tha ai.

I pari i vendit ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Thaci për bashkim me Shqipërinë. Ai shmangi përgjigjen e drejtpërdrejtë duke thënë se janë të interesuar të krijojnë vetëm fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet.

“Shihni sa interesantë dhe dëshmia e katedrales që sot e konfirmojmë rrugën e gjatë të jetës dhe bashkëjetesës, vlerave tona. Mendoj se do të shërbehemi në këtë rrugë dëshirojmë me qenë vërtet të respektueshëm për secilin që jeton në Kosovë, shqiptarët, serbët. Jemi me i respektua fqinjët ashtu sikurse e dini marrëdhëniet me Maqedoninë Veriut, Malin e Zi, Shqipërinë janë të mira, po vështirësitë janë me Serbinë, por është çështje e vendimit për respektim të ndërsjellë të kufijve ekzistues nga Serbia duke e njohur pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Haradinaj komentoi edhe seancën e parlamentit serb që u mbajt për Kosovën. Ai thotë se nuk e pengon interesimi i Serbisë për serbët e Kosovës.

,”Këto janë diskutime të brendshme e kam vështirë, interesimi për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë është i mirëseardhur, le të interesohet edhe Serbia, le të ju jep përkrahje për një jetë më të mirë, kjo nuk na pengon ne që po ashtu mi krye obligimet tona ndaj qytetarëve tanë serbë të Kosovës. Jemi të interesuar që qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës të ndihen mungesën e askujt tjetër jashtë Kosove. Pra ata të jenë të sigurt që në Kosovë i gjejnë te gjitha përgjigjet, ka përparime ka përkrahje për komunat për qytetarët në përgjithësi .

Kurse sa i përket Takimit të  Parisit Haradinaj tha se janë duke u takuar vazhdimisht me krerët që do të përfaqësojnë Kosovën.

“Besoj së shpejti do të ndodhin takime konkrete kemi pas konsulta të para të ndërsjella ju e dini menjëherë pas kthimit nga Berlini jemi takua me Presidentin, Kryeparlamentarin, ka qenë edhe z. Limaj, kam pas takime edhe me z. Ahmetin janë konsulta takime të rregullta të vazhdueshme”.

Këto komente Haradinaj i bëri në Artanë me rastin e inaugurimit të restaurimit të katedrales.

Të ngjashme