Haradinaj: Kur don mu mbush mend kjo Qeveri, mos bëni hajgare me shtet

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë për dialogun Kosovë-Serbi, derisa tha se kjo çështje po kthehet në dialog teknik, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se dialogu po zhvillohet nga teknikët, duke aluduar në zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

“Çështja e dialogut Kosovë-Serbi është një ndër çështjet e me interes nacional dhe po ashtu kjo çështje e ka nxjerr para sfidave të brendshme politike por edhe ndëretnike përfshirë edhe zhvillimet në veri të Kosovës e në rrugëtimin ndërkombëtare. Ende sot s’e kemi liberalizimin e vizave edhe sot rikthehemi në dialog të stërzgjatur, nuk është dialog teknik por dialog i teknikëve që udhëtojnë në Bruksel e që na duhet me prit kur duhet me ardhë”, tha Haradinaj.

Ai përmendi edhe refuzimin e gazsjellësit amerikan nga ana e Kosovës.

“Janë po këta të meqmit që kanë thënë se po vjen megavati shtrenjtë. Kur i është propozuar Kosovës gazsjellësi amerikan nga Shkupi janë këta teknik që i kanë marr digitronat me kallxu që është shtrenjtë. Me i pyet këta teknikët e sodit kush është duke ia ruajtur kufirin me Serbinë. Ta merr digitronin Amerika dhe të ju tregojë juve teknikëve se sa kushton mbrojtja e Kosovës”, tha më tutje Haradinaj.

Lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj tha se VV-ja ka përfunduar në dialog teknik, ndonëse për një kohë të gjatë janë ankuar pikërisht për këtë çështje.

“Deri kur ju që jeni duke u përballur, edhe kryeministri që s’paska ardh sot ktu se e ka agjendën ‘busy’, edhe noterja e tij presidentja, edhe ky noteri tjetër që rrinë këtu ky Konjufca. Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend. Është e pabesueshme që sot vjen ky tekniku prej Brukselit, pas gjithë atyre viteve që jeni ankuar se është dialog teknik, teknik, është e pabesueshme se si keni përfunduar ju si VV në dialog teknik”, tha ai.

Të ngjashme