Haradinaj: Kurti dhe Osmani kanë blerë vota nga Lista serbe

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani,

Sipas Haradinajt, Kurti e ka kërcënuar opozitën me zgjedhje, nëse nuk do të zgjedhej Vjosa Osmani – presidente.

Ish-kryeministri thotë se statusi në rrjete sociale nga Albin Kurti: ose 80 vota në kuti, ose 500 mijë në zgjedhje”, ka qenë i pakuptimtë.

“Këta njerëz janë kundër ligjit dhe kundër demokracisë. Kulmi i tyre ishte blerja e votës, e cila u bë me dakordim me Listën serbe. Ky tregtim i votës nga ana e tyre ka qenë joparimore”, ka thënë Haradinaj.

“Sekseri i votave ka qenë Sali Zyba, deputeti i tyre. Ai ka qenë tregtari që i ka bërë këto gjëra”, ka thënë ndër të tjera kryetari i AAK-së në Rubikon.

Të ngjashme