Haradinaj: Kurti hoqi taksën, mbeti pa nder dhe pa kundërvlerë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, e ka hequr taksën ndaj Serbisë pa nder dhe pa kundërvlerë.

Ai ka thënë se kjo është arsyeja pse AAK e ka mbështetur mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti. “Kryeministri Kurti me vendimin e Qeverisë të datës 20 mars, ka marrë vendim për heqjen e tarifës. Fillimisht e ka heqë tarifën për lëndën e parë, pastaj e ka obligu veten për heqjen e tërësishme të tarifës më 1 prill. Aleanca e ka votu mocionin për me rrëu Qeverinë e cila e ka heqë taksën gabimisht.

Pa nder dhe pa kundërvlerë. As nuk i ka mbet nder dhe pa kundërvlerë. Ne e kemi dënu këtë Qeveri që e ka heqë taksën”, ka thënë ai për Insajderin. Haradinaj ka theksuar se Kurti në vend se Kurti të dakordohet me SHBA-në për heqjen e taksës, ai e ka hequr taksën në koordinim me Borelin e BE-së.

Të ngjashme