Haradinaj: Kurti i mashtroi qytetarët, të tregojë se çfarë po bën për mësimdhënësit dhe për barazinë gjinore

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 15:51 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti në fjalimet e tij, në dy seancat e jashtëzakonshme sot në Kuvendin e Kosovës, ka shitur moral, raporton Ekonomia Online.

Në debatin parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri, Haradinaj ka thënë se shefi i Qeverisë sot i ka mashtruar qytetarët.

Sipas Haradinajt, Kurti sot është dashur të tregojë se çfarë ka bërë për mësimdhënësit dhe për barazinë gjinore.

“Kryeministri sot na ka mashtru. Duhet me tregu se çka po bën qeveria për mësimdhënësit. Për respekt është dashtë me dhënë 5- 6 informata çka ka bërë për barazinë gjinore”, tha Haradinaj.

Të ngjashme