Haradinaj: Kurti ka marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin për heqjen e taksës, s’do ta lejojmë

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 17:20 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka dal konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se vendimi i kryeministrit Kurti për heqjen e pjesërishme të taksës është bërë për ta mashtruar Kosovën.

Haradinaj tha se tashmë është e qartë se Kurti ka marrëveshje të fshehur me Vuçiqin për heqjen e taksës.

Ai paralajmëroi mobilizim të AAK-së për të kundërshtuar këtë vendim.

“Sot kemi mbajt takim me kryesinë dhe kemi diskutuar për vendimin e Kurtit për heqjen e taksës pa kushte dhe kundërvlerë për Kosovën. Ajo qe na bënë përshtypje është copëtimi i vendimit pra me 15 mars lëndën e parë dhe 1 prill krejtësisht. Copëtimi është bërë me mashtrua Kosovën dhe me disa kurthe retorike që i ofron kryeministri me heqjen e taksës. Asnjë e mirë nuk i vjen Kosovës në këtë rast. Shihet që Kurti ka një marrëveshje me Vuciqin. Po ashtu i vë kushte BE-së për liberalizimin e vizave dhe është një gabim i tij ti drejtohet në atë mënyrë BE-së”.

“Kurti u dorëzua shumë shpejt para Serbisë dhe rrezikon me dorëzua krejt Kosovën. AAK do të mobilizohemi qe me e pengu ‘mashtruesin Kurti në këtë drejtim të rrezikshëm për vendin po ashtu do të bëjmë edhe mobilizim që kryeministri e ka marr këtë vendim, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kurti para se të merr vendim duhej të na ftonte në takim, e jo pas vendimit.

“Unë këtë e shoh më shumë si dëshirë e Kurtit me krijua një stabilitet të qeverisë së vet dhe ky i bëri nder presidentit Vuçiqin në zgjedhjet që po vinë. Në çdo qeveri meriton me kry mandatin kushtetues por ne i japim përkrahje qeverisë në plot tema por jemi të shqetësuare në çështjet me Serbinë. Kurti sot më ka dërguar një letër për takim për të biseduar për tema të interesit nacional. Pasi që ka marr vendimin Kurti më thërret në takim dhe kjo është vetëm sa për sy e faqe. Unë e kam refuzuar takimin”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme