Haradinaj: Kurti po gabon me heqjen e taksës

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në Imazh në RTK ka folur rreth heqjes së taksës për lëndën e parë nga Kryeministri Albin Kurti.

Sipas Haradinajt, Kurti po gabon rëndë.

“Heqja e taksës është paralajmëruar disa javë më herët nga Kurti. Ai e ka ofertuar gabim heqjen e taksës, pasi nuk i dha argument SHBA-së, por vetëm doli në konferencë për shtyp. Të hiqet taksa pa asnjë profit nga Kosova është e gabueshme. Është një nga vendimet më të gabueshme të kësaj qeverie”, tha Haradinaj.

Të ngjashme