Haradinaj: Kurti u bë “multikolor”, ka ndërruar diametralisht qëndrimet

Prishtinë | 12 Kor 2022 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se kryeministri Albin Kurti është bërë multikolor.

Haradinaj theksoi se qëndrimet e tij të para 20 viteve, me qëndrimet e sotme janë diametralisht të kundërta.

“Kryeministri aktual është bërë multikolor, nëse i shikoni qëndrimet e tij 15- 20 vjet të qëndrimit të sotit janë krejt diametralisht të kundërta, dmth nuk ka asnjë qëndrim i tij, nuk është që njeriu nuk duhet të reflektojë kur vie në pushtet”, tha ai në Tëvë1.

Haradinaj tutje tha se kryeministri Kurti e ka rritur shpresën te qytetarët para zgjedhjeve, derisa sipas tij, sot çdo lëvizje e tij ka filluar të duket si njëjtë nga të tjerët.

“Së pari e ka rritë shpresën e qytetarëve në ekstrem duke filluar prej bashkimit kombëtar, flamurit kombëtar, prej të gjitha dmth degradimi moral i institucioneve ,dhe sulmet ndaj institucioneve të sigurisë. Nuk ka qenë i gatshëm në asnjë pike e presje gjatë qëndrimit si opozitar me pasë një kompromis me institucionet varësisht se ne kemi qenë bashkë në opozitë, bashkë kemi protestu por kur vjen në pyetje… psh i ka rritë aq shumë shpresat sa sot çdo lëvizje e tij ka fillu mu dukë si ok njejtë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme