Haradinaj Kurtit: Isha me ty kur kundërshoje taksën për Rrugën e Kombit, por qytetarëve po ua merr 5 euro nga xhepi

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se dikur i vetëm e quante kryeministrin Kurti mashtrues, ndërsa tani, sipas tij, numri i atyre që mendojnë se është mashtrues është shumë i madh. Haradinaj thotë se Kurtin e ka përkrahur kur kundërshtonte taksën për Rrugën e Kombit, por tani qytetarëve po ua merr nga 5 euro.

Sipas Haradinajt, taksa e re prej 5 eurosh për regjistrimin e veturave, ka mundur të jetë 1 euro.

Ai shprehet se vendi nuk qeveriset me llafe të bukura por me punë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty!

Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi.

Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera.

Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh!

Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!

Të ngjashme