Haradinaj-Kurtit: Si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, lidhur me premtimet te cilat sipas Haradinajt me ardhjen e Kurtit në pushtet i ka shkelur.

Postimi i plotë:

Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?

  • Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin
  • Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione
  • Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve
  • Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.
    Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?

Të ngjashme