Haradinaj: Kushdo që hap çështjen e kufijve është armik i Kosovës

Deçan | 11 Shk 2019 | 17:10 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një takim me familjet e dëshmorëve në Deçan tha se kushdo që e cenon Kosovën e 17 shkurtit ai është një armik i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Kushdo tjetër qe e cenon Kosovën e 17 shkurtit është armik i kombit tonë e i Kosovës. Nëse ne e hapim 17 shkurtin ne i hapim vorret e atyre që jemi ardhur t’i kujtojmë sot edhe në herë e çelim rrugën të i kalojmë bjeshkët Nëse dikush u vendit tonë e hap çështjen e kufijve është armik i Kosovës dhe i kombit të vet i cili po i hap varret e dëshmorëve”, tha Haradinaj, raporton EO.

Sipas Haradinajt, secili shqiptar e ka obligim ta mbrojë vendin, sipas tij, kjo është e rregulluar edhe me Kushtetutë dhe akti më i lartë juridik i vendit e obligon edhe atë ta bëj në gjë të tillë.

“Nuk është Kosova vetëm Kosova. Kosova u nxjerr si e drejtë e shqiptarëve ku do që jetojnë Kosova e sotme është edhe e shqiptarëve të Preshevës, Malit të Zi dhe kudo që janë. 17 shkurt 2008 ishte një kompromis për të drejtën e shqiptarëve. Çdo shqiptar që jeton në Kosovë e ka për obligim ta mbrojë Kosovën e 17 shkurtit e cila është e rregulluar me Kushtetutë e cila më obligon mua ta mbrojë Kosovën. Me kushtetutë je i obliguar ta mbrosh Kosovën”, u shpreh Haradinaj.

Sipas Haradinajt, çështja e hapjes së kufijve i përshtatet vetëm liderit rus, Vladimit Putin.

“Çështja e hapjes së kufirit të Kosovës i shkon për shtati vetëm Valdimir Putinit. Është dashtë parlamenti ynë me e nënshkrua vetëm marrëveshjen për ratifikimit. Ashtu si e kemi votu me 2 3 ratifikimin e kemi votu komisionin se ajo marrëveshje është gabim. Ai dokument e obligon Qeverinë me ndryshuar atë marrëveshje në drejtim të Çakorrit dhe Kullës. Gjendja e sotme është ndryshe, Serbia dhe Kosova kanë vazhduar një dialog ku Kosova e ka forcua vetën dhe ka blerë armë në Moskë”, thotë Haradinaj.

Rrugët e ndara me Haradinaj, do t’i kenë ata të cilët tentojnë ta prekin integritetin territorial të Kosovës.

Mbështetje për vendimet e kryeministrit i dhanë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, raporton EO.

Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Abdyl Mushkolaj, tha se kryeministri Haradinaj është një emblemë e proceseve të fundit të Kosovës.

“Ne në mesin tonë dhe në vendlindjen e tij kemi një kryeministër që po i prinë vendimeve të tij në shtet ndërtim. Kryeministri Haradinaj është një emblemë. Me ardhjen tuaj në krye të vendit ditë të mira po vijnë për Kosovën prandaj jemi krenar. Besojmë që do bëni më shumë për kategoritë e dala nga lufta të cilët kërkojnë mbështetje”, tha Mushkolaj.

Ai shtoi se Deçani ka shpresë që kryeministri do bëjë edhe më shumë për familjet e dëshmorëve dhe veteranëve.

“Besojmë që familjet e të zhdukurve që ende i presin bijtë e tyre të i kthehen eshtrat e tyre pa kompromis. Me vendosshmërinë tuaj u realizua edhe ëndrra jonë ku 14 dhjetori ishte një ditë historike Vendosja e taksës ndaj produkteve serbe ishte vendim krenar për ne. E fjala e juaj “Se nuk e ha mallin r dikujt që ma ka vra familjen” na bëri të përlotur të gjithëve. Gjithmonë do jemi krenarë me veprat tuaja madhore kryeministër Ramush Haradinaj”, shtoi Mushkolaj.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj takon familjet e dëshmorëve të komunës së Deçanit

Posted by EkonomiaOnline on Monday, February 11, 2019

Të ngjashme