Haradinaj: Kushtet e AAK-së janë ndërtimi i autostradave, reciprocitet kishte edhe në Qeverinë time

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se ka disa kushte që të jetë pjesë e Qeverisë me LDK-në, raporton Ekonomia Online.

Ndër kushtet e AAK-së, mbetët ndërtimi i autostradave dhe përmbyllja e obligimeve të marra shtetërore për korrigjimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

 “Ne i kemi kthyer një shkresë zyrtare kryetarit të LDK-së, kuptohet nuk është programi qeverisës i dy partive por i kemi cekur temat që për ne ka rëndësi. Për mua është e rëndësishme rritja e përkrahjes e institucioneve të rendit dhe sigurisë, pastaj e konsiderojmë të rëndësishme të avancohen projektet infrastrukturore, si Autostrada e Dukagjinit dhe e Anamoravës , si dhe tjerat që janë arterie e ekonomisë sonë, kuptohet për të gjithë Kosovën”.

“Dhe e treta temë që e kemi cekur, është pakoja fiskale ekonomike pas pandemisë. Çështje tjetër e kemi Demarkacionin me Malin e Zi, duke pasur parasysh edhe një gatishmëri të Malit të Zi, që të bëhet korrigjimi në drejtim të Çakorrit dhe Kullës, që të angazhohemi bashkërisht për këtë”, ka thënë Haradinaj.

Teksa ka folur për takimin me Isa Mustafën, Haradinaj u shpreh se partia e tij do ta përkrah Qeverinë me LDK-në.

“Tani ende nuk ka ndodhur mandatimi zyrtarë dhe për derisa nuk ka nuk ka ndodhur është vështirë të flasim për aspektet tjera. Megjithatë, situata është kjo, pra kemi një Qeveri të rrëzuar prej 2/3 deputetëve, pra ajo kryen detyra kujdestarie por jeta duhet të vazhdojë në kapacitete dhe me mandat të plotë nga Kuvendi, dhe besoj se atë që e kemi deklarua me kohë AAK-ja do ta jep përkrahjen e vet për qeverinë e re”, tha ai.

Për reciprocitetin ndaj Serbisë, Haradinaj ka thënë një gjë e tillë ka ndodhur në kohën sa me ekzekutivin udhëhiqte vet ai.

Thotë, se asnjë produkt në Kosovë nuk ka mundur të ekspozohet pa flamurin e vendit të origjinës, raporton EO.

“Tani unë nuk e kam kuptuar asnjëherë këtë reciprocitetin e Kurtit. Ne kemi vendosur disa masa të reciprocitetit si qeveri atëherë, i kemi obliguar tërë rrjetin tregtarë me i vendos flamujt me vendet e origjinës, po ashtu kemi kërkuar me iu drejtuar Kosovës me emrin kushtetues”.

“Pra nuk e di cilat janë aspektet tjera që ka vendosur qeveria, pra nuk i kam parasysh dhe nuk mundem të prononcohem për këtë. Heqja e taksës është bërë pa asnjë vlerë, pra Kosova nuk ka marrë diçka, dhe duke u thirru në reciprocitet po marrim një faj pa dobi”.

“Ky reciprocitet ka ekzistua në kohën e qeverisë sonë dhe nuk ka mundur askush me iu drejtuar Kosovës pa emër kushtetues dhe poashtu asnjë produkt në Kosovë nuk ka mundur të ekspozohet pa flamurin e vendit të origjinës”, ka thënë Haradinaj.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme