Haradinaj: Kushtetuesja do t’i japë përkrahje dekretit për mandatarin Hoti

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shfaqur pritjet e tij rreth vendimit final që do të sjellë Gjykata Kushtetueses për emrin e mandatarit.

Në emisionin Rubikon, ish-kryeministri tha se beson që Kushtetuesja do t’i japë përkrahje dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti, pasi sipas tij, tashmë janë konsumuar mundësitë që kjo mundësi t’i jepet Lëvizjes Vetëvendosje si parti e parë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e qartë që pas mocionit të mos besimit ka kërkuar shkuarje në zgjedhje të reja dhe si e tillë nuk ka krijuar mundësi për të ofruar mandatar”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se menjëherë pas vendimit të Kushtetueses duhet formuar Qeveria Hoti.

Të ngjashme