Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, zë vend meritor në kujtesën shtetërore

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 10:22 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 28-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut ka thënë se kjo është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.

“Ky akt i guximshëm që i kontribuoi fuqishëm ndërkombëtarizimit të të drejtës sonë, zë vend meritor në kujtesën shtetërore, sepse bëri diferencën, shkëputjen e epokave”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mirënjohje të thellë delegatëve të Shtatë Shtatorit, që në kohë të vështirë, firmosen vullnetin e popullit tonë dhe vunë gurthemelin e Kosovës së pavarur. Do të kujtohen përherë nga brezat për përpjekjen e tyre në rrugën e gjatë të lirisë”, ka shtuar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme