Haradinaj: Kuvendi të votojë për demarkacionin, pastaj aktivizohet Qeveria

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 21:44 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi duhet të marrë një verdikt në Kuvendin e Kosovës dhe ajo duhet të bëhet sa më shpejt.

“Mendoj se parlamenti është mirë me vendos sa ma shpejt për Demarkacionin. Nëse vendos parlamenti në variantin që të rrëzohet ky version, atëherë ish-aktivizuar prapë Qeveria për të gjetur një zgjidhje. Por, derisa nuk vendos parlamenti ne nuk kemi funksion. Pra tema është në parlament dhe ata duhet të vendosin”, ka theksuar Haradinaj në një intervistë për RTV21.

“Tani nuk ka logjikë të flasim hipotetikisht, para se me vendos parlamenti. Nga momenti që vendosin ata, aktivizohet qeveria për me pa vazhdimin. A do të kalojë marrëveshja aktuale? Besoj që nuk janë 2/3 e votës për Demarkacionin. Aleanca voton kundër sepse besojmë që kanë ndodhur gabime në marrëveshjen e mëhershme. Ne kemi kërkuar korrigjim të dy pozicioneve, të pikës kufitare në Çakorr dhe në Kullë, sepse ka ra kufiri deri në Kuçishtë në Rugovë dhe deri në Savinovodë mbi Pejë”.

“Në rast se do të ishte korrigjuar do ta votonte pro edhe Aleanca, por qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, është i njëjti si atëherë kur e kemi kundërshtuar si opozitë, si sot”, ka shtuar Haradinaj.

“Besoj se tani vendimi është vetëm në parlament. Është parlamenti që vendos për Kosovën, tjetër kush nuk mundet të vendosë për Kosovën. Sa më shpejtë që vendos Parlamenti, pastaj duhen me u gjet mundësitë tjera, cilado qofshin ato”, ka nënvizuar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme