Haradinaj: Lajmi për liberalizim çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi 2-3 muaj

Prishtinë | 09 Dhj 2017 | 13:32 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, beson se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza, brenda dy-tre muajsh, në shtetet e Bashkimin Evropian, megjithëse ratifikimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës duket i bllokuar.

“Besoj se është interesim i të gjithë neve që kjo të ndodhë sa më shpejt. Jam aktiv në këtë temë. Plotë aspekte të kësaj teme nganjëherë duken se janë dramatizuar dhe përkeqësuar, por unë mbajë shpresë se nuk do të shkojë në pakufi. Nuk ka ardhur me 90 ditëshin dhe ju keni të drejtë, por nuk besoj se do të shkojë shumë gjatë dhe në pakufi kjo situatë”, tha Haradinaj.

Ai iu përgjigj gazetarëve, sot gjatë një konference shtypi, të cilët ia rikujtuan premtimin e tij se në 90 ditëshin e punës së tij, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. “Janë bërë 92 ditë dhe ende nuk po lëvizim lirshëm”.

“Mendoj se do ta marrim lajmin e merituar në një afat të caktuar kohor, nuk po them ditë sepse nuk po di sa ditë, por pres që të ndodhë. Mendoj se lajmi për liberalizim është çështje javësh, pastaj hyrja në fuqi e lajmit i ka 2-3 muaj diferencë, pro nuk besoj se do të shkoj në pakufi”, deklaroi shefi i Qeverisë.

Ai tregoi se më 18 dhjetor do të ketë edhe një vizitë në Bruksel. “Nuk më është premtuar asgjë, por ju keni parë qëndrimet e mia në Parlament, por edhe qëndrimet e mia në publik se Kosova duhet me e marrë më në fund atë që i takon ose nuk ka pse të marrë pjesë në tavolina ku nuk respektohet dhe ku nuk i jepet ajo që i takon”, tha Haradinaj.

Haradinaj iu jep 10 ditë ultimatum banorëve të Shipitullës e Hades from Ekonomia Online on Vimeo.

Të ngjashme