Haradinaj lidhur me dialogun: Kosova mbylli sytë e veshët në plot vendime që ndërmori Serbia

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se Kosova mbylli sytë përballë vendimeve të ndërmarra nga Serbia.

Haradinaj, përgjatë emisionit ‘Balkan Talks’ në Euroneës, ka numëruar ato që i pari i partisë qeverisëse në koalicion po i quan “provokime nga Serbia”, duke thënë se edhe një energji e këtillë e gatishmërisë mund të marrë fund.

“Është një dëshirë e madhe e Kosovës për ta përkrahur dialogun. Ju kujtohet heqja e taksës, reciprocitetit, mbyllja e syve e veshëve në përplot vendimet që ka ndërmarrë Serbia. Kosova me të vërtetë ka përbi gjithçka me e ndihmu dialogun, sepse kjo energji e këtillë mund të jetë e shterrshme. Kosova pret edhe përgjigje”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka folur edhe lidhje me zbatimin e zonës mini-Shengen, e cila është pikë obligative nga marrëveshja e arritur në Uashington për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi mirëprit marrëveshjen e Uashingtonit si arritje historike e Kosovës, kjo arritje është falë angazhimit të presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Kjo u pa me cermoninë e nënshkrimit. Një nga shqetësimet janë zbatimi i mini-Shengenit, pasi që ekonomia është më e vonuar sesa vendet e rajonit. Fillimisht, do donim të kishim një bashkëpunim rajonal me Shqipërinë”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme