Haradinaj: Ligji për Paga meritë e Qeverisë sime, kush e kundërshton e ka humbur betejën

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 14:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për pezullimin e Ligjit për Paga, nga Gjykata Kushtetuese. Votimin e këtij ligji, e quajti meritë të Qeverisë së tij, pasi që sipas tij, me këtë ligj është vendosur rregull ligjor të pagave, raporton Ekonomia Online. 

Ndonëse është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese ky ligj, Haradinaj tha se e kanë humbur betejën ata që e kundërshtojnë këtë çështje.  

“Kjo për mua është meritë që i kemi dhënë Kosovës këto ligje dhe janë ligje që vendosin rregull ligjor të pagave në shërbim publik dhe administratë, e ata që po mundohen me i zbeh këto, e kanë të humbur këtë betejë”.

“Këto ligje kanë me hy në fuqi se vërtetë baza ligjore është sukses i Kosovës dhe të gjithë duhet t’i gëzohen këtij ligji pa marrë parasysh edhe ata që nuk e kanë votuar”.

“Ky është një sukses i vendit tonë. Imagjinoni situatën kur një kryetar Qeverie nuk ka bazë ligjore për  një temë dhe është krejtësisht jo profesional dhe për herë të parë kemi bërë një bazë ligjore për këto tema. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme për Kosovën”, tha Haradinaj.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme