Haradinaj: Lista zgjedhore e AAK-së do të jetë shumë e fuqishme, synojmë t’i marrim deri në 20 deputetë

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Shefi i deputetëve të AAK-së, Daut Haradinaj, thotë se qëllimi i tyre është që të arrijnë numrin prej 20 deputetëve në zgjedhjet e reja, që pritet të mbahen shumë shpejt në vend.

Haradinaj thotë se është i bindur se numri i deputetëve të ardhshëm të AAK-së, do të jetë dy shifror, por që po synojnë që ky numër të shkojë deri në 20.
“Numri i deputetëve të AAK-së do të jetë gjithqysh mbi dy shifror, por qëllimi jonë kryesor do të jetë që t’i arrijmë 20 deputetë në këto zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për listën e kandidatëve të AAK-së në zgjedhjet e reja.Thotë se lista e AAK-së do të jetë shumë e fuqishme dhe do të punojnë që jashtë saj mos ta lënë asnjë kategori të shoqërisë kosovare.

“Lista jonë e kandidatëve për deputet do të jetë e fuqishme. Nuk do e lëmë asnjë kategori në vend që nuk do ta përfshijmë në listë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj në RTK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme