Haradinaj: Liturgjia në kishën e oborrit të UP-së është ofendim ndaj qytetarëve tanë, të reagojë Qeveria

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas mbajtjes së liturgjisë së sotme në kishën e krishterë ortodokse serbe në Prishtinë, duke thënë se është ofendim ndaj qytetarëve tanë.

“Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë, e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë”.

“Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme