Haradinaj: Luaj nga vendi Albin Kurti, mos u tut

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se kur kishte marrë detyrën e kryeministrit në vitin 2017 kishte trashëguar një situatë katastrofike me energjinë elektrike, kjo për siç shprehet se nuk ishin shpronësuar banorët në Shipitullë dhe për këtë arsye thotë se kaluar javë të tëra në KEK e me banorët e zonës, në kërkim të një zgjidhjeje.

Prandaj thotë se vendimi i parë si kryeministër që e ka marrë ka qenë që të shpronësoheshin banorët, “që KEK-u të rikthehej në prodhim me mbi 900 megavatë, që të mos shtrenjtohej rryma dhe që Kosova t’i shpëtonte rreth 150 milionë euro”.

Tutje, Haradinaj citon qeveritarët se “ky dimër do të jetë i rëndë” dhe kërkon nga Kurti që të “luaj nga vendi”.

“Dhe natyrisht të mos harrojnë të na thonë se “Ky dimër do të jetë i rëndë”! Plaga energjetike e Kosovës, që kullon, nuk shërohet me këshilla nga interneti, por me vendime të mëdha të Kryeministrit. Luaj nga vendi Albin Kurti, mos u tut”, shprehet ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Të ngjashme