Haradinaj mbështet thirrjen e ShBA-së për marrëveshje me Serbinë, s’komenton iniciativën e Veselit

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 10:55 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, po e mbështet thirrjen e Shtëpisë së Bardhë që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje reciproke, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ka përsëritur se taksa nuk është pengesë për këtë proces.

“Taksa nuk është vendosë me blloku dialogun por sipas masave mbrojtëse ndaj Serbisë për kërcënimet që ka bë në pjesëtarët e ushtrisë, që pengonte për mallrat e Kosovës, etj”.

“Taksa nuk është pengesë, kemi kërkuar një kornizë që është për njohje reciproke përfshirë edhe tregtia e lirë. Kërkesa e jonë përputhet me kërkesën e Shtëpisë së Bardhë që me u heq pengesat. Nuk është pengesë taksa, është mos gatishmëria”.

Për iniciativën e fundit të kryeparlamentarit Kadri Veseli për ngritjen e një komisioni për hetimin e listave të veteranëve, ai është shprehur se mban qëndrimin e tij se kur një lëndë është në gjykatë, nuk jep mendim.

“Çdo iniciativë të parlamentit e respektojmë. Unë e kam një parim që kur ka lëndë në gjykata nuk e jap mendimin tim”.

Ai është përgjigjur edhe për Samitin e Parisit dhe mundësinë që të mos mbahet, raporton EO.

“Është me rëndësi të kemi një pozicion krijues. Ne kemi punuar si Kosovë pozicionin në tema. Parisi mund të mbahet, jemi në përgatitje. Mendojmë se për me ecë përpara një marrëveshje e asaj që duhet me u marrë vesh është e nevojshme”.

“Edhe nëse nuk ndodhë Parisi që mund të mos ndodhë por jo për fajin e Kosovës, prapë duhet një kornizë marrëveshje për me ditë për çka do të dialogohet. Të paktën një kornizë për njohje reciproke. Kosova dhe Serbia kanë marrëveshjes për IBM – Menaxhimi i Integruar i Kufijve. Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë të avancuara. Nuk mundet Kosova me u rikthye prapa me diskutu këtë”.

“Nuk e kuptoj si dikush mund të flasë për kufijtë me Serbinë kur e kemi marrëveshjen me Serbinë. Për këtë dialog jemi të gatshëm. Nuk guxojmë të bëjmë asnjë hap të gabuar si Kosovë”.

Të ngjashme