Haradinaj mbledh partinë, para mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 12:47 | Nga

Kryesia dhe Këshilli Drejtues i AAK-së pritet të mblidhet sot, për të diskutuar iniciativën e një grupi deputetësh për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Mbledhja e partisë vjen pak para mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë Haradinaj, e cila pritet të mbahet nga ora 14:00, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin për mbledhjen e AAK-së e kanë lajmëruar zyrtarë për media të partisë, pa treguar se për çka do të mblidhet partia.

Mbledhja mbahet në Hotel “Swiss Diamond”, në Prishtinë, me fillim nga ora 13:00, shkruan në njoftimin e AAK-së, e cila i ka ftuar mediet ta përcjellin këtë ngjarje.

Kujtojmë që natën e së premtes pati zhvillime dramatike në Kuvendin e Kosovës, ku qëndruan edhe ambasadorët e Quinit, me theks të veçantë këtu ishin porositë e ambasadorit amerikan si dhe atij britanik.

Misionet diplomatike e kanë thënë pa ngurrim që një lëvizje e tillë për shfuqizimin e Speciales është tejet e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës, përderisa gjatë ditës së sotme disa deputetë të pozitës kanë thënë se nuk kanë qenë të vetëdijshëm se çka janë duke nënshkruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme