Haradinaj mbledh partinë, thotë se Gjykata Speciale është e padrejtë

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 14:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh lider i AAK-së, ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë për Kosovën dhe e ka dëmtuar imazhin e vendit me pretendimet për trafikim organesh e krime lufte.

Haradinaj e ka mbledhur Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të partisë, me ç’rast ka folur për kërkesën e 43 deputetëve për të shqyrtuar shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pavarësisht reagimeve të ashpra nga ambasadorët e shteteve mike të Kosovës se përpjekja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dëmton rëndë të ardhmen e Kosovës, Haradinaj ka thënë se çfarëdo vendimi që e marrin deputetët do ta respektojë.

“Kosova nuk iu ik drejtësisë e as obligimeve. Ideja e një pjese të deputetëve për me shfuqizu Ligjin për Gjykatën Speciale… Ata janë të zgjedhurit e popullit. Edhe sikur të kishin votuar dje për shfuqizimin e saj, kish qenë një ligj që duhet respektuar, sepse kur voton Parlamenti për Qeverinë është ligj”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme