Qeveria ndan 250 mijë euro për Koalicionin Global kundër ISIS

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 13:22 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje në të cilën janë ndarë 250 mijë euro nga Fondi Rezervë për përkrahjen e Koalicionit Global në luftën kundër ISIS, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndarja e këtyre mjeteve duhet të shihet si përkrahje që Kosova i jep vendeve aleate.

“Ndoshta do të kërkohet të mbahen edhe mbledhje të tjera të qeverisë, por sot kemi vendos vetëm për këtë pikë, për me siguru përkrahjen që i jep Kosova vendeve aleate. Kosova është e rreshtua përkrah SHBA-së në mbrojtje të paqes në botë. Edhe Kosova ka qenë e prekur për fat të keq me qytetarë që kanë marrë pjesë në lufta të huaja ka ndodhë kthimi i suksesshëm i nënave dhe fëmijëve, propozoj që Kosova nga kategoria ekonomike e rezervës prej 250 mijë eurove”, tha Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme