Haradinaj: Mbretëria shqiptare na bënë nderë të gjithëve

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 21:30 | Nga

Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar në Shqipëri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Rezidencën e familjes Mbretërore është pritur edhe nga Princi Leka i II-të, nga i cili pranoi urimet më të përzemërta për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

” Ndjehem shumë mirë të pres kryeministrin e Kosovës z.Haradinaj pikërisht në Vitin e Skënderbeut, në Rezidencën e familjes Mbretërore. Ne jemi shumë krenar që kemi një kryeministër që është duke i shërbyer Kosovës me dinjitet, një atdhetar i vërtetë që e do Kosovën. Pikërisht është duke punuar për çështjen kombëtare”.

“E vlerësoj shumë vizitën tuaj kryeministër. Uroj të keni sukses në detyrën tuaj, në shërbim të kombit shqiptar. Jam dhe do të mbetem gjithmonë në shërbim të Kosovës dhe në mbështetjen tuaj”, tha ai.

Për kryeministrin Haradinaj tradita për ta vizituar familjen mbretërore, për ta vizituar mbretin Leka më herët, tani prapë mbretin Leka është një traditë e cila buron prej ndjenjës që kemi për rrugën tonë si komb, në shtetndërtim dhe në institucione. “Mbretëria shqiptare na bënë nderë në të gjitha dimensionet, kudo që jemi shqiptar marrim vetëm të mira”.

“I jam mirënjohës mbretit Leka, zonjës Elia, për një angazhim të vazhdueshëm për çështjen shqiptare, qoftë për përfaqësimin e shqiptarëve, vlerave të shqiptarëve, por edhe për tema që lidhen me pozicionin e Kosovës si njohje, si anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ishte një kënaqësi e veçantë. Kemi qenë dhe do të mbetemi çdoherë bashkë”, tha Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme