Haradinaj: Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është e panegociueshme

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 13:34 | Nga Ekonomia Online


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë një postim lidhur me Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.Haradinaj ka theksuar se gazetarët ishin në vijat e para të frontit edhe në betejën për parandalimin dhe menaxhimin e Covid-19, duke iu ekspozuar rrezikut të infektimit.

Sipas tij, kërcënimet, presionet e shantazhet ndaj medies së lirë, janë sulm ndaj demokracisë dhe do të pësojnë humbje kudo.Haradinaj ka theksuar se është obligim institucional që të ruajmë e avancojmë mbrojtjen e gazetarëve dhe medies së lirë.


Ky është postimi i plotë i tij:


Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, u vihemi në krah gazetarëve, duke kërkuar, nga të gjithë, mbrojtjen dhe respektimin e fjalës së lirë. Bashkë me personelin mjekësor, forcat e rendit dhe punëtorët e sektorëve vitalë të ekonomisë, gazetarët ishin në vijat e para të frontit edhe në betejën për parandalimin dhe menaxhimin e Covid-19, duke iu ekspozuar rrezikut të infektimit. Kercënimet, presionet e shantazhet ndaj medies së lirë, janë sulm ndaj demokracisë dhe do të pësojnë humbje kudo. Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme si pasqyrë e demokracisë dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë!

Të ngjashme