Haradinaj: Me Aleancën e fortë, Kosova do të ketë ekonomi, ushtri dhe komuna të forta

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar edhe sot takimet e me degët e partisë së tij.

Kësisoj, Haradinaj ka takuar kryetarët e degëve nga Mitrovica e Jugut, Juniku, Shtimja, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, për të përmbyllur konsultimet me të gjitha degët e AAK-së.

“Me Aleancën e fortë, Kosova do të këtë̈ ekonomi, ushtri dhe komuna të forta”, ka thënë Haradinaj përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Me takimin e sotëm me kolegët nga Mitrovica e Jugut, Juniku, Shtimja, Shtërpca, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, përmbyllëm konsultimet me të gjitha degët e AAK-së.

Fuqizimi i familjes sonë̈ të madhe politike, mobilizimi i të rinjve, hapja e mëtutjeshme për kuadro të reja, janë sfidat e radhës për Aleancistët anekënd Kosovës.

Me Aleancën e fortë, Kosova do të ketë ekonomi, ushtri dhe komuna të forta. RH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme