Haradinaj me fjalë emocionuese përkujton vëllanë e vrarë pas lufte

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Enver Haradinajn.

Në 15-vjetorin e vrasjes së vëllait të tij, ish-kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se vëllai i tij triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.

“Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan.

Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje. Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut , njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg po ashtu për krime lufte.

Të ngjashme