Haradinaj me një dedikim emocional për vllaun e vrarë në një atentat në Deçan

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn. Në përvjetorin e vrasjes së tij, kryeministri Haradinaj është shprehur  se vëllai i tij triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.

“Shumë i ri u përballe me luftën dhe plagët e shumta që sjell ajo. Edhe pse dole triumfues nga lufta, u ndave nga ne padrejtësisht në liri. Përjetësisht, Ramushi”, ka shkruar kryeministri.

Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje.

Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut, njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg po ashtu për krime lufte. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme