Haradinaj me pesë kushte për SHBA-në dhe BE-në

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj nëpërmjet një letre të dërguar ambasadorëve të QUINT-it ua ka bërë të ditur këtyre të fundit se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake mund të hiqet nëse plotësohen pesë kushtet e tij. Haradinaj ka kërkuar garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja që të organizojnë konferencë ndërkombëtare për marrëveshje me Serbinë, të garantojnë mosrivendosje të kufijve ekzistues mes dy vendeve, mosdhënie të kompetencave ekzekutive për asociacionin etj, shkruan sot Gazeta Zëri.

Tri ditë pas ultimatumit të fuqishëm të SHBA-së për heqjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dalë me një varg kushtëzimesh për heqjen e tarifës në fjalë.

Në një letër të dërguar ambasadorëve të QUINT-it shefi i ekzekutivit ka kërkuar që SHBA-ja dhe BE-ja ta organizojnë një konferencë ndërkombëtare me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese mes Kosovës e Serbisë, shkruan më tutje Gazeta Zëri.

Në mënyrë që të pezullohet taksa Haradinaj paraprakisht ka kërkuar garanci ndërkombëtare që në këtë konferencë të mos ketë kurrfarë rivendosjeje të kufijve ekzistues të Kosovës, të mos ketë ndarje e as shkëmbim territoresh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme