Haradinaj me qëndrim të njëjtë për taksën: Serbia nuk ka vullnet politik për njohje reciproke

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 19:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 19-vjetorin e themelimit të AAK-së, kryeministri, njëherit kryetar i këtij subjekti, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia duhet t’i kërkoj falje Kosovës për tragjeditë e shkaktuara gjatë luftës, duke i bërë thirrje palës serbe që ta njohin shtetësinë e Kosovës.

Me qëndrimin e njëjtë për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, ai ka thënë se njohja e Kosovës, do t’i mundësonte Serbisë kalim më të lehtë në zhvillim ekonomik dhe tregti të lirë. Megjithatë, sipas tij, për një gjë të tillë nuk po ka vullnet politik nga ana e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Nuk mundemi në pafundësi me dhënë ne që të ndodhë paqja në ballkan. Askush nuk e do më shumë se ne paqen. Ju bëj thirrje popullit serb të serbisë, udhëheqësisë serbe ta kuptojnë që duke njohë pavarësinë e Kosovës e clirojnë veten, ata shkojnë më shpejt drejt familjes së popujve të lirë të BE-së edhe ata kalojnë më shpejtë te një prosperitet te zhvillimi ekonomik, te një tregti e lirë, pa tarifa dhe pa pengesa të cilën edhe ne e presim. Por para se me na njohtë duhe të bëhemi gati me hek edhe pak se po shihet që nuk ka vullnet politik në anën tjetër, ndërsa unë mendoj që në Prishtinë ka”, tha Haradinaj, raporton EO.

Ai ka shtuar se Kosova është e gatshme t’i bashkohet familjes evropiane duke shtuar se është pjesë e botës së cilës i prinë Amerika.

” Populli i Kosovës është Evropë, se këtu na ka falë Zoti. Jemi të gatshëm me i taku familjes politike, ekonomike të Evropës por edhe Evropa duhet me kuptu që jemi Evropë. Ne i takojmë edhe botës, të botës që i prinë Amerika nuk është marrë me e thënë”.

Ndërsa, ka shtuar se Kosova është shteti i të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu.

“Kosova si shtet i imi është shtet edhe i serbëve të Kosovës, Serbinë e kanë familje të dytë, shtëpi të dytë, të parë e kanë Kosovën të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, shtëpi të parë e kanë Kosovën. Ky është shteti ynë”.

Të ngjashme