Haradinaj: Me shumë shqetësim po e ndjek spektaklin dashakeq të dosjeve

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur rreth dosjeve që janë dorëzuar në OVL të UÇK-së.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, po ushqejnë debatin mediatik dhe se nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare.

“Me shumë shqetësim po ndjek spektaklin dashakeq të Dosjeve – që po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë”

“Zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, që po ushqejnë debatin mediatik, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare”.

“Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet menjehëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë”.

“Kosova si viktimë përballë agresorit, UÇK-ja, dhe populli i Kosovës janë angazhuar gjithmonë për t’u pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kështu do të mbetet gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme