Haradinaj me të rinjtë e kryeqytetit: Forca e një shteti është rinia e saj, këtë forcë Aleanca e trajton me dinjitet

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Daut Haradinaj me të rinjtë e kryeqytetit: Forca e një shteti është rinia e saj, këtë forcë Aleanca e trajton me dinjitet

Ish shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh kandidat për deputet Daut Haradinaj, sot ka takuar rininë e AAK-së në Prishtinë

Ai tha se Prishtina e ka rinin që e ka lakmi i gjithë rajoni.
‘Në vazhdën e takimeve me rininë e AAK-së në gjithë Kosovën, sot pata kënaqësinë t’i takoj të rinjtë e jashtëzakonshëm të kryeqytetit tonë. Prishtina ka një rini që e ka lakmi i gjithë rajoni, me një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, me shkathtësitë e tyre kreative dhe me energjinë që i karakterizon, e ardhmja është në duar të sigurta’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai tha se forca e një shteti është rinia, ku Aleanca e trajton me dinjitet.
‘Forca e një shteti është rinia e saj, këtë forcë Aleanca e trajton me dinjitet dhe i jep hapësirë në të gjitha nivelet ku ajo përfaqësohet.
Rini e Prishtinës ju faleminderit!
Na priftë e mbara’, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme