Haradinaj: Merkel kupton nevojat e Kosovës, me kryesimin e Këshillit të BE-së nga Gjermania hiqen vizat

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Me marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Gjermania, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj i janë kthyer shpresat se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të përshpejtohet, ndërkohë që do të lëvizet pozitivisht edhe drejt integrimit të Kosovës në organizatat dhe institucionet e BE-së.

Haradinaj beson që Gjermania do t’i jap fund “politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian” në raport me Kosovën “Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm.

Shteti gjerman me konsistencë ka mbështetur Kosovën drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, prandaj kryesimi i BE-së nga një aleat si Gjermania, përbën lajm të mirë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kryetari i AAK-së, Haradinaj, ka shprehur besimin e tij se Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel i kupton si askush tjetër në BE nevojat e Kosovës.

“Kancelarja Merkel si askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës që janë ndrydhur për një kohë të gjatë, si pasojë e politikave të ngadalta të Bashkimit Evropian”.

“Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai.  

Që sot, Gjermania kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm. Shteti gjerman me konsistencë…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 1. Juli 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme