Haradinaj mirëpret ftesën e palës kosovare në Washington: Kryeministri Hoti këtë herë të ketë qasje serioze

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur ftesën për takim në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator të palës kosovare dhe asaj serbe.

Haradinaj ka kërkuar madje nga Kryeministri Avdullah Hoti, që kësaj here të ketë qasje serioze për të ruajtuar momentumin e lidershipit amerikan, njofton Klan Kosova.

”E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja garancë në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, për njohje reciproke në kufijtë ekzistues duke ruajtur karakterin unitar të shtetit”.

Të ngjashme