Haradinaj: Mjekët, infermierët, policët e pjesëtarët e mekanizmave të sigurisë janë heronjtë tanë

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar pjesëtarët e institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë. 

Falënderimi vjen pas angazhimit të tyre të madh në lidhur me gjendjen e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19.

Haradinaj i ka quajtur të gjithë mjekët, policët dhe pjesëtarët e mekanizmave të sigurisë së Kosovës heronjtë e vërtetë e kohës sonë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar pjesëtarë të institucioneve shëndetësore dhe të mekanizmave të sigurisë së vendit tonë,

Barra e përgjegjësive tuaja po bëhet gjithnjë e më e rëndë në zbatim të planit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, prandaj, ju lutëm pranoni konsideratat e mia të larta. Një falënderim, ashtu sikurse ndjen edhe çdo qytetar i vendit tonë, për punën dhe humanizmin e jashtëzakonshëm të cilën ju si mjekë, infermierë, policë dhe pjesetarë të të gjithë mekanizmave tona të sigurisë, po e dëshmoni në këtë kohë kritike. Sot, ju jeni heronjtë e vërtetë të kohës sonë. Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira!

Të ngjashme