Haradinaj: Mogherini në Tiranë na kërcënoi, hiqeni taksën se ua ndajë Kosovën

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 10:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në konferencën për medie, tha se me procesi i dialogut Kosovë-Serbi tashmë i është heq nga dora Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini dhe është në duar të sigurta, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj më tej ka theksuar se në takimin që u mbajt në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini kërkoi heqjen e taksës “për ta ndarë Kosovën”.

“Procesi është në duar të sigurta i është hequr Moghernit që tani më nuk diskutohet për ndarje ka stabilitet për tjera si do ecin dinamikat nuk mundem me parashikuar”, tha Haradinaj.

“Janë detyruar nivelet me të larta të BE-së me heq dialogun nga Mogherini që shkonte nga ndarja dhe tani vendimmarrja u kthye në Prishtinë ne do t’i marrim vendimet”, tha Haradinaj.

“Mogherini në Tiranë tha hiqeni taksën se e thirri takimin menjëherë, shyqyr i kem lexuar projektet me kohë nuk heqet taksa”. Mogherini po largohet, Rusia është tërhequr nga Ballkani për një kohë të gjatë nuk i takojmë botës së Rusisë, por Amerikës”.

Haradinaj komentoi iftarin e ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump ku ishte edhe e pranishme ambasadorja Vlora Çitaku.

Ai tha se marrëdhënia Amerikë-Kosovë nuk varet nga individët sepse ata vijnë dhe shkojnë, por varet nga të dy vendet, raporton EO.

“Marrëdhënia Kosovë-Amerikë nuk varet prej individëve  por prej dy vendeve, temat e interesit nacional shumica e ambasadorëve nuk i ka paraqitë siç ka bërë kryeministri, mirë është me u konsultuar secili paraprakisht qe të shkojmë në mënyrën më të duhur”, tha ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/337603670275278/

Të ngjashme