Haradinaj: MSA nuk po zbatohet, do të ketë ndëshkime e shpërblime për personat përgjegjës

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 14:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj për herë të dytë ka mbledhur Këshillin Ministror për Integrim Evropian, për të diskutuar për zbatimin e agjendës së reformave evropiane.

Takimi është kryesuar nga kryeministri Haradinaj, si dhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

Kryeministri Haradinaj, tha se në takimit e sotëm kanë ardhur për raportim tre ministra, ministri i Financave, Bedri Hamza, ai i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica,ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ministri i Tregëtisë Bajram Hasani dhe nga ministria e Arsimit Shyqiri Bytyqi raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk po zbatohet dhe se duhet të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane, raporton Ekonomia Online.

“Sikurse e dini kemi vonesa të mëdha në zbatim të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, pra qe një kohë të gjatë s’ka ndodhur asgjë ose shumë pak. Është bërë një punë në favor të Kosovës ku janë identifikuar detyrat konkrete për këtë vit, ndërsa po afrohet fundi i vitit dhe ne duhet ta dimë a jemi të zotë me i kryer të gjitha ato që janë paraparë për këtë vit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se do të shpërblehen ata që kryejnë punë, e do të ndëshkohen ata që  dështojnë në mos zbatim të agjendës evropiane.

“Ata që ju ndihmojnë në këto tema shpërbleni, ata që s’ju ndihmojnë mënjanoni, ndërroni, bini tjerë kënd që mos të dështojë agjenda. Mendoj se kjo është më se e drejtë me bërë dhe të veprojmë të gjithë kështu pa dallim në këtë aspekt”.

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka thënë se detyrat që i kemi duhet të krijojmë konkurrueshmërinë e përmirësimin e klimës për investime.

“Duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve, konkretisht duke promovuar qeverisjen e mirë, fuqizimin e sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrencën, përmirësuar klimën e investimeve dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë”.

“Secili institucion të kryejë obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave. Qëllimi i mbledhjes së Këshillit Ministror është që Kryeministri dhe ne të informohemi se ku qëndrojmë me përmbushjen e këtyre obligimeve dhe nëse ka ngecje ta dimë pse ka ngecje, së bashku të shohim se si mund t’i adresojmë këto sfida”, theksoi Hoxha.

“Ne duhet të tregojmë përkushtim dhe seriozitet në zbatimin e prioriteteve, duke promovuar qeverisjen e mirë dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, duke mbrojtur konkurrueshmërinë dhe përmirësuar klimën e investimeve si dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë”, vuri në dukje Hoxha.

Në takimin e parë, i cili është mbajtur ditë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se tash e tutje, ky këshill do të mbajë takime të rregullta javore.

Ai i ka obliguar ministrat që të vijnë në takime dhe të raportojnë për përmbushjen e kërkesave që dalin nga ERA.

Takimi i fundit i këtij niveli ishte mbajtur në majin e 2013-së, në kohën kur kryeministër ishte Hashim Thaçi.

Të ngjashme