Haradinaj ndan medalje për dy bashkëpartiakët e tij

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Latifi, Demaliaj dhe Selmanj, ku edhe u ka shprehur ngushëllime për humbjen e familjarëve të tyre.

Haradinaj më këtë rast ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kryetarin e Rahovecit z. Smajl Latifi dhe deputetin Shkumbin Demaliaj, për kontributin e tyre për lirinë dhe ndërtimin e vendit.

Postimi i plotë i tij:

Vizitë ngushëlluese në familjen Latifi në Ratkoc, familjen Demaliaj në Strellc dhe familjen Selmanaj në Rastavicë. Me këto familje na lidhi ngushtë Lufta Çlirimtare. Sot ndava dhembjen me ta, pas humbjes së më të dashurve të tyre, me shpresë që në këto familje tani e tutje të ketë vetëm gëzime.

Me këtë rast, ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kryetarin e Rahovecit z. Smajl Latifi dhe deputetin Shkumbin Demaliaj, për kontributin e tyre për lirinë dhe ndërtimin e vendit.

Vizitë ngushëlluese në familjen Latifi në Ratkoc, familjen Demaliaj në Strellc dhe familjen Selmanaj në Rastavicë. Me…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 3. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme