Haradinaj ndan medalje për luftëtarin Agim Elshani

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ndau medalje për luftëtarin nga Ozdemiri i Pejës, Agim Elshani.

Agim Elshani nga Ozdrimi i Pejës ishte njëri nga të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte një nga udhëheqësit e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’.

Haradinaj tha se familja Elshani kontribuan brez pas brezi në përpjekje për çlirimin e popullit shqiptarë nga pushtuesit serb.

Ai tha se Agim Elshani që nga rinia e hershme mori pjesë në veprimtaritë atdhetare, ndërsa ishte i përgatitur për luftë përkrah UÇK-së.

‘Familja Elshani nga Ozdrimi i Pejës kontribuan brez pas brezi në përpjekjet e popullit shqiptar për liri. Agim Elshani që nga rinia e hershme, mori pjesë në veprimtaritë atdhetare, ndërsa fillimi i Luftës Çlirimtare e gjeti të përgatitur’, deklaroi ai.

Haradinaj tha se Elashni ishte nga të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

‘Ndër të parët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e dita e Fitores dhe Çlirimit e gjeti si një nga udhëheqësit e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”’.

Po ashtu kreu i AAK-së nderoi Elshanin duke i ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

‘Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”’, shkroi Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme