Haradinaj: Ndjej keqardhje për cektësinë e njohurive të Borrellit për Ballkanin

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 22:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri më detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell Fuentes, i cili tha që Kosova nuk mund të jetë shtet përderisa nuk është njohur nga shtete të mëdha sikur India, Kina dhe Rusia.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj është shprehur i indinjuar nga deklarata e sotme e Josep Borrell.

“Sot, kur dëgjojmë z.Borrell, i nominuar për të zëvendësuar znj.Mogherini, duke deklaruar gjatë seancës dëgjimore para Komisionit për Politikë të Jashtme, se Kosova asnjëherë nuk do jetë shtet përderisa nuk njihet nga Kina, Rusia, e India, ndjej keqardhje për cektësinë e njohurive të tij për rajonin tonë, ndërsa pretendon të udhëheqë politikën e jashtme të BE-së”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka përmendur parimin themelor se njohja sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk e bën apo zhbën shtetësinë. Haradinaj thotë se njohja është akt politik, dhe nuk e përcakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit.

POSTIMI I PLOTË:

U deshën dy vite sensibilizim ndërkombëtar dhe rezistencë aktive për mospranim të devijimit të dialogut të Mogherinit -…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 7. Oktober 2019

Të ngjashme