Haradinaj në 120-vjetorin e Lidhjes së Pejës: Kohët kanë ndryshuar, s’lejojmë të marrin prej tokës tonë

Pejë | 23 Jan 2019 | 11:59 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës, me rastin e shënimit të 120-vjetorit të Lidhjes së Pejës.

Me këtë rast ai tha se Lidhja e Pejës ka ndikuar që të bëhet të qarta kërkesat e shqiptarëve të asaj kohe, raporton Ekonomia Online.

Por sipas tij, kohët kanë ndryshuar dhe se shqiptarët nuk kanë çka të japin më, duke shtuar se si popull jemi të gatshëm që të respektojmë edhe armikun.

Nga Peja ai ka dërguar porosi se shqiptarët janë në tokë të tyre dhe se nuk do të lejohet që të vazhdohet tutje me projektet që kanë synim marrjen e territorit.

“Kjo lidhje, që i ka pri Haxhi Zeka, edhe e ka vendos komandat të asaj kohe. Edhe pse nuk ka rrit misionin e vet me kryer ka arritur me dërguar një mision për të drejtën e shqiptarëve. E drejta jonë në atë kohë ka qenë e rrezikuar, po flasim gjatë viteve 1900-1902, kontributi i Lidhjes së Pejës na mban edhe neve sot”.

“Pra fal angazhimit të atëhershëm mund të themi se e kemi Pejën sot e Kosovën të tillë fare ka mbetur. Po të njëjtën kohë sot është përvjetori i vrasjes së një atdhetari shumë të njohur Isa Boletini”.

“…në nderim të këtyre figurave bëmë homazhe me dërguar porosinë se jemi në tokën tonë, nuk i kemi kurrkujt borxh dhe nuk do të lejojmë ma tutje me vazhduar projektet e tjera me u marrë prej nesh prej tokës tonë”.

“Ne jemi të respektueshëm si popull, dimë me i respektuar ata që jetojnë me ne, dimë me i respektuar fqinjë, jemi mik për mikun, dimë me respektuar edhe armikun, por kanë ndryshuar kohët shqiptarët më nuk japin më, kjo është arsyeja pse e fillojmë ditën kështu”.

Kur foli për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe ai tha se duhet ët rrite vetëdija e qytetarët për konsum të produkteve vendës duke premtuar më shumë investime në Dukagjin, raporton EO.

“Pra sjellim prej gjithkah mbi 60 milionë orendi të drurit, kishim mujt shumë mirë që vet me i punuar. Ndërkohë importojmë edhe mish e kishim mujt me prodhuar këtu”.

“Duhet me rrit vetëdijen. Taksa e vendosur nuk është bë për inat të dikujt për është interesi i yni nacional, pra prodhuesit vendos duhet me pri me kualitet, për me pasë arsyeje të shëndosh pse Kosova me prodhimet e veta”.

“Investimi në Dukagjin, jemi vonuar se nuk kemi investuar me pare tonat, por është dashur me marrë hua. Po këtë vit fillojmë më autostradën Pejë-Prizren. Në Dukagjin kurrë nuk ka qenë më i përkrahur”.

Image may contain: 1 person, standing, tree, snow and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës, me rastin e shënimit të 120-vjetorit të Lidhjes së Pejës

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 23, 2019

Të ngjashme