Haradinaj në 18-vjetorin e themelimit të AAK-së: Aleancën e karakterizojnë tri fjalë: reale, ballafaquese dhe besnike

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 18:37 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj falënderoi të pranishmit që kishin ardhur në pritjen solemne të organizuar me rastin e 18-vjetorit të themelimit të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës.

“Falënderoj për prezencë kryetarin e PDK-së dhe të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, Fatmir Limajn me bashkëpunëtorë, është prezent me neve edhe Visar Ymeri, dëshiroj të falënderoj veçanërisht Listën Serbe që është prezente”.

Kryeministri Haradinaj u tha të ftuarve se Aleancën e karakterizojnë tri fjalë: reale, ballafaquese dhe besnike, raporton Ekonomia Online.

“Aleanca karakterizohet me tri fjalë: reale, ballafaquese dhe besnike. Reale se kur kemi dalë në skenë politike kemi dalë, se atëherë dy forca politike LDK dhe PDK shtyheshin me njëra-tjetrën. Përballja: Për ne ikja nuk është zgjidhje, tërheqja nuk është zgjidhje, fshehja nuk është zgjidhje, problemeve iu rrimë përballë, jemi përballë çdo herë me to. Nuk iu frikësohemi as së tashmes as të ardhmes, kjo është karakteristika jonë e përballjes. Aleanca ka ditë mos me u pajtu, dhe mospajtimi na ka karakterizu në plot etapa. Ne kemi ditë me thanë jo vetëm kur kemi besu se kështu krijohet vlerë e re. Aleanca e ka pasë guximin, ka bë koalicionin më 2004 me ish-presidentin Rugova”.

“Çdo herë do kemi guximin me u pajtu në interes të vendit tonë. Besnikëria: Në Kosovë janë mësu njerëzit se Aleanca kur thotë po edhe nëse i bjen keq ne themi po, te na mbetet po. Këto 3 vlera; Kemi bë real politikë, nuk jemi mshef nuk jemi ikë, kemi qenë besnikë, kur themi po kemi bë po. Nëse ju vyn dikush që bën politikë reale, që është bensik kur thotë po është po, të na jep besimin që kemi sot”.

Të ngjashme