Haradinaj: Në 7 komuna jemi të parët, në dy tjera garojmë për primat

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidat për president ka folur për rezultatin zgjedhor që kjo parti do ta ketë më 14 shkurt.

Ai në emisionin “Debat” të RTK-së ka kundërshtar sondazhet që po publikohen këto ditë, ku AAK-në e vlerësojnë nga 7 deri në 9 për qind.

“Kjo është axhamillak i atyre që flasin me këto sonhdazhe, sigurisht i kanë interesat e tyre ata që i bëjnë këto”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se vetëm në tri qytete të Dukagjinit ata sot i kanë mbi 40 mijë vota.

“E qysh po na vlerësojnë në sondazhe, kur ne po garojmë për vendet e para. Si parti politike jemi të parët në komunat që i udhëheqim aktualisht. Në shtatë komuna jemi të parët, në dy jemi në garë për vendin e parë, në Pejë dhe në Istog”, ka thënë Haradinaj.

“Si ka logjikë që nëse je i pari në të gjitha këto komuna e me mendu qe ke më pas më pak se 10 për qind të votave”, ka pyetur kreu i AAK-së.

Sipas tij, 14 shkurti është afër dhe kjo rritje do të konfirmohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme